Lajme

Shpend Ahmeti ua blen drutë 201 familjeve me asistencë sociale

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 12 December 2019

Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale ka vendosur që 201 familje të cilat janë me asistencë sociale të ju ndihmojnë për t’i blerë drunjtë për dimër.

Kështu ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në rrejtin e tij social “Facebook”, shkruan gazeta inFokus.

“Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale ka vendosur që 201 familje që janë në asistencë sociale ti ndihmojë me subvencione për të blerë drunjë për ngrohje.

-Advertisement-

Kjo nuk është shumë por zbut sado pak gjendjen në këta muaj dimri”, ka shkruar Ahmeti në “Facebook”./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera