Shpend Ahmeti u drejtohet prindërve për hapjen e çerdheve publike në Prishtinë, s’merret me privatet
Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 03 August 2020
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se në çfarë kushtesh do të hapen më 10 gusht çerdhet publike në Komunën e Prishtinës. Për çerdhet private sqaron se nuk hyjnë nën kompetencë të Komunës dhe për to vendos Ministria e Arsimit.
Ahmeti thotë se me 10 gusht hapen çerdhet publike, por nën rregulla strikte, të cilave do t’u nënshtrohen edukatorët, prindërit e fëmijet.
Shkrimi i plotë i Ahmetit:
Te nderuar prindër, edukatore e udhëheqës të institucioneve publike e private parashkollore.
Disa sqarime në lidhje me çerdhet në komunën tone
1. Çerdhet private NUK licencohen, nuk regjistrohen, nuk mbikqyren dhe nuk hapen e mbyllen nga komunat. Meqenëse kjo kompetencë është mbajt në ministri të Arsimit. Pra një çerdhe private kur hapet, regjistrohet si biznes ne ARBK – nivel qendror, aplikojnë për licencë në Ministri të Arsimit dhe gjatë funksionimit nuk I raportojnë komunës, nuk mbikqyren si institucion dhe në fakt edhe zyrtarisht nuk kemi lista të tyre.
Si të tilla, ato nuk mund të mbyllen nga Komuna. Në qoftë se Ministria vlerëson se janë jashtë standardeve, ato mbyllen nga Inspektorati I Minsitrisë. Në qoftë se ndalohen për shkak të pandemisë ato vendime sikurse edhe cdo vendim tjetër merret nga MInistria e Shëdnetësisë, pas rekomandimit nga IKSHP. Për funksionimin e tyre tani ka protokol nga IKSHP dhe atë mund ta përdorin çerdhet private. Në qoftë se ka problem me funksionimin e tyre ,vendimet I merr MASHT e në qoftë se ka problem pandemie atë vendim e merr Ministria e Shëndetësisë. Prindërit e fëmijëve në ato çerdhe bashkë me udhëheqësit e edukatoret e marrin pëgjegjësinë për mbrojtjen nga COVID duke përdor udhëzuesin që e ka IKSHP.
2. Çerdhet publike dhe ato me baze në komunitet do të hapen me 10 gusht (me përjashtime sipas rrethanave) me protokolin e vecantë të hartuar nga Komuna
a. Çdo prind duhet të raportojë për gjendjen në familje, për anëtarë të familjes të testuar, me dyshime dhe të testuar. Fëmijët me temperaturë nuk do të lejohen në cerdhe. Ata që shkelin këto rregulla do të çregjistrohen nga çerdhja.
b. Skenaret e veçanta për raste të konfirmuara positive prej mbylljes së klases e deri te mbyllja e çerdhes
c. Edukatoret e klasëve do të ndahen dhe do të qëndrojnë në klasë të veta pa kontakte me klaset e tjera. Ushqimi do të shërbehet nëpër klasa e jo në kantinen e përbashkët
d. Çerdhet do të dezinfektohen para hapjes dhe po ashtu edukatoret e cerdheve do të testohen me testet serologjike për të izoluar rastet që mund të jenë positive me virus.
Për të gjitha këto çerdhet do ti marrin detajet, ndërsa prindërit do të informohen nga çerdhja e tyre.
Të tjera
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...