Lajme

Shpend Ahmeti tregon se kur do të përfundojë parkingu nëntoksorë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 13 October 2020

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka prezentuar projektin për ndërtimin e parkingut nëntokësor në hapësirën e Universitetit të Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se ky projekt është një zgjidhje e mirë për qytetin sepse do të ofrojë 700 vendparkingje, ndërsa mbi sipërfaqe do të ketë 13 mijë e 990 metra katrorë hapësirë gjelbëruese.
Në një konferencë për medie ai ka thënë se me ndërtimin e parkingut nëntokësor, parkingjet mbi trotuar në atë pjesë nuk do të lejohen.

“Me idenë që po krijomë vend të parkingjeve në qendër, por parkingjet mbi tokë në atë hapësirë më nuk do të lejohen. Pra jo edhe një parking nëntokësor e mandej edhe ato parkingjet në trotuare, por parking nëntokësor dhe pastaj hapësira që është qendër e qytetit e lire për qytetarët dhe pa ngarkesë të makinave. Po flasim për një projekt përafërsisht 700 vende të parkingjeve të cilat mendoj që janë të mjaftueshme” ka thënë Ahmeti

Kryetari Ahmeti, ka thënë se ky projekt që është publiko-privat është paraparë që të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm.

Të tjera