Lajme

Shpend Ahmeti tregon se çka u fol në takimin me Isa Mustafën

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 19 August 2019

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në T7 ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për takimin e sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Ahmeti zbuloi se ftesa për takim i erdhi të shtunën kur nuk dihej publikisht se do krijohej një koalicion PSD-AAK.

“Mustafa po e ndjenë një përgjegjësi më të madhe si subjekti më i madh opozitar”, tregoi Ahmeti.

-Advertisement-

“Takimi shkoi shumë pozitivisht. U dakorduam ta hapin mundësinë për bashkëpunim, nëse jo para zgjedhjeve, atëherë definitivisht pas zgjedhjeve”

“Diskutuam për temat si ajo e Countur Global, mbrojtjen e puëntorëve etj…”

Tutje Ahmeti tha se janë të hapur për koalicione me subjekte tjera, dhe se një koalicion ku fituesi do dihej apra zgjedhjeve do ishte më i mirë për vendin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera