Lajme

Shpend Ahmeti sivjet planifikon t’i shpenzojë 75 mijë euro për telefoni mobile

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 03 February 2018

Komuna e Prishtinës ka vendosur të ndajë qindra mijëra euro për shpenzimet e telefonave mobil, por edhe fiks. Komuna, në krye me Shpend Ahmetin, në buxhetin e vitit 2018’ë, në një kohë kur komunikimi është gratis, kanë vendosur të paguajnë shuma të mëdha parash për diçka që në ditët e sodit, nuk përbën problem.

Në buxhetin e administratës, Komuna ka vendosur që t’i ndajë për shërbimet e telekomunikimit 75 mijë euro për shërbimet e telefonisë mobile. Por, 40 mijë të tjera ka vendosur t’i ndajë për telefonat fiks, për shpenzime komunale, shkruan Gazeta Express.

Kështu, sipas buxhetit të ndarë për vitin 2018 për Komunën e Prishtinës, rezulton se 115 mijë euro do të shkojnë vetëm për telefonat e zyrtarëve komunalë.

-Advertisement-

Ndërsa, buxheti total për vitin 2018’ë për Komunën e Prishtinës është 71,222,581.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera