Lajme

Shpend Ahmeti së bashku me të ftuarit gjobitet për festën e ditëlindjes

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 18 April 2021

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me të ftuarit e tij është gjobitur për festën e ditëlindjes, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur vet Ahmeti, ku ka njoftuar se ata janë gjobitur me nga 35 euro.

Ai ka thënë se ende pa filluar ndeja në një hapësirë private, kanë arritur tri vetura të policisë dhe dy të AUV-it.

-Advertisement-

“Mbrëmë kam festuar ditelindjen me familje në një hapësirë private – jo biznis –  ku kemi qenë rreth 15 persona prej të cilëve gjysma familjarë (në mes tyre bashkëshortja dhe fëmijët).  Ende pa filluar dhe rreth orës 20 (dy orë para orës policore) kanë ardh tre kerre të policisë dhe 2 të Avuk të cilët më kanë thënë se dikush ka lajmëruar dasëm…🤷🏻‍♂️

U çudita se si pa nisur ende një mbledhi familjare në hapësirë private, dikush paska lajmëruar “dasëm”.

Unë kërkova që të gjobitemi sipas ligjit.  Unë dhe mysafirët u dënuam me gjoba për mosmbajtje të distancës dhe maskave.  Nga 35 euro.

Në këso rrethanash dhe pa hyrë në konspiracione, me sinqeritetin më të madh e falënderoj Policinë e Kosovës dhe AVUK për sjellje profesionale gjatë vizitës.

Mua mbledhia private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marr parasysh se a pajtohem me masat apo jo.

P.s. Kjo ishte mënyrë e mirë me tregu se sot kam ditëlindjen.”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera