Fokus

Shpend Ahmeti rrezikon jetën e punëtorëve

Autori: Halil Berisha 16:10 | 11 September 2019

Vetëm një hap e ndanë nga vdekja punëtorin e Komunës së Prishtinës kapur për shtyllën paralajmëruese të rreth-rrotullimit në hyrje të Prishtinës.

Në disa fotografi të shpërndara në rrjetet sociale, një person pa mbrojtjen më të vogël në punë shihet duke finalizuar detajet për të vënë në funksion shenjën e re paralajmëruese, me të cilën do të riorientohet komunikacioni nga Fushë Kosova për në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Ndërkaq, njeriu që po rrezikon jetën e tij për të vënë shenjën, është promovuar në faqen zyrtare të kësaj komune si e arritur për zvogëlimin e rrezikut në komunikacion, shkruan Gazeta inFokus.

Me punimet për riorientimi  komunikacionit është krenuar edhe vetë i pari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pa përmendur as edhe një fjalë për rrezikun që i është kanosur punëtoreve në këtë rreth rrotullim.

“Për shkak të kërkesave të shumta komunikacioni te rrethi i Fushë Kosovës do të riorientohet. Edhe pse ky krah është dalës nga rrethi, deri në ndërtimin e krahut tjetër do të përdoret si hyrje në rreth (apo për dalje nga Prishtina.)”, është gjithçka që ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Rrezikimi i punëtorëve është një prej problematikave më të mëdha në Kosovë, ku në disa raste jo të rralla edhe ndodhën raste fatale, ku punëtorët humbën jetën. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera