Lajme

Shpend Ahmeti i përgjigjet akuzave të PDK-së: Fushatë shpifjesh

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 30 July 2017

Fushatë të shpifjeve i ka quajtur kryetari i Prishtinës akuzat e PDK-së kundër qeverisjes së kryeqytetit.

Në një prononcim për Kallxo.com kryetari i Komunës së Prishtinës thotë se PDK është në siklet të madh, që sipas tij ndërlidhet me rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe pamundësinë e koalicionit PAN për ta formuar qeverinë.

“Këto e kanë shtyrë këtë subjekt të hyjë në fushatë të shpifjeve”, ka thënë Shpend Ahmeti, lidhur me akuzat e zyrtarëve të PDK-së, të cilët sot në një konferencë për media kanë publikuar një skemë, e cila, sipas tyre, tregon se miliona euro u janë dhënë përmes tenderëve kompanive të afërta me njerëz të Vetëvendosjes.

-Advertisement-

“Besoj se të gjithë emrat e përfolur do të reagojnë ndaj kësaj maskarade të këtij subjekti”, tha Ahmeti në deklaratën e tij për Kallxo.com lidhur me emrat e biznesmenëve të përmendur nga zyrtarë të PDK-së, të cilët, sipas tyre kanë lidhje familjare me zyrtarë të Vetëvendosjes.

“Thjesht ende nuk po munden me pranu që Vetëvendosje është subjekti i parë në Kosovë dhe që koha e hajnave po përfundon”, tha i pari i kryeqytetit.

Pas akuzave të bëra nga PDK, zyrtari i Vetëvendosjes Ylli Hoxha i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë këto akuza të “Klanit Pronto”.

Një javë më parë, Shpend Ahmeti paralajmëroi padi kundër PDK-së pas akuzave të kësaj partie për punësime partiake në Komunën e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera