Lajme

Shpend Ahmeti “përçan” LDK-në

Autori: Gazeta inFokus 12:35 | 09 March 2018

Dalja e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hapur mundësitë e tij për tu bashkuar me ndonjë nga partitë tjera. Kjo pasi që atij menjëherë i erdhën ftesa nga disa parti.

Ndërkaq një ftesë e drejtuar atij nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj është e papranueshme për nënkryetarin e kësaj partie, Agim Veliun.

Ai pa përmendur emra, i është kundërpërgjigjur Selmanajt.

-Advertisement-

“LDK është subjekt politik serioz dhe me traditë të gjatë, me struktura e me anëtarësi të organizuar. Në LDK gjithmonë janë anëtarësuar dhe bashkohen çdo ditë njerëz të lirë e me vullnet për të punuar në forcimin e Republikës së Kosovës. LDK mbetet e hapur gjithmonë, por sigurisht që ata që i bashkohen këtij rrugëtimi duhet të kenë kryefjalë të punës dhe angazhimit politik frymën e shtetndërtimit, të cilën e kultivon LDK-ja ndër vite”, ka thënë Veliu.

“Bashkimi me filozofinë tonë politike, asesi nuk funksionon mbi bazën e ftesave e nominimeve përmes televizioneve, e aq më pak kur bëhet fjalë për shtegtarë, që ikin nga foletë e tyre të djegura”, ka shtuar më tej ai./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera