Lajme

Shpend Ahmeti për sulmin me vezë ndaj Hotit: Çdo gjë që e mbjellë e korrë

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 22 February 2020

Shpend Ahmeti, Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe ish anëtar i VV-së ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti.

Ahmeti ka thënë se çdo gjë që e mbjellë do ta korrësh, shkruan gazeta inFokus.

Sipas tij në aksione të tilla ka shumë rëndësi të dihet se kush e ka bërë ndaj kujt dhe me çfarë arsye.

-Advertisement-

“Si duket Opozita e re Reciprocitet Qeverisë së Re me vezë? A presim edhe aksione në Kuvend? A e zgjodhen Avdullahun si target të lehtë? Edhe pse çdo gjë që e mbjellë edhe do ta korrësh, në aksione të tilla shumë ka rëndësi se kush e bën, ndaj kujt, dhe për çfarë arsye”, ka shkruar Ahmeti në Tëitter./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera