Lajme

Shpend Ahmeti për 2 milionshin: A është hera e parë që ka vjedhë dikush me këtë metodë, a hera e parë që i kanë zënë?

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 26 October 2020

Edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas skandalit në Thesarin e Shtetit, ku u vodhën 2.1 milionë.

Ahmeti kërkon garancë që kjo është hera e parë që ka vjedhë dikush me këtë metodë, apo është hera e parë që i kanë zënë, shkruan Gazeta inFokus.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

“Re: Vjedhja në thesar

Në serialin tashmë të njohur të Netflix, Ozark, Jason Bateman e luan një shpërlarës të parave që punon për një kartel meksikan të drogës.

Kur kryeshefi i kartelit e zbulon se disa nga kolegët e Martyt (karakteri i Bateman) kishin vjedhë para nga karteli, i mbledh avokatët dhe në kërcënim të vrasjes ja u ben një test pyetje, në qoftë se ata duan të shpëtojnë.

Ju thotë, Pastruesen në shtëpi që e kam pas qe 20 vite e kam zënë që mi ka vjedh 10 dollarë. Cka duhet me vepru me të? Ata të parët i thonë se duhet me ja fal se pak para, hera e parë etj etj. Përgjigje e gabuar sipas atij.

Marty i thotë duhet ta largosh nga puna menjëherë.

Në pyetjen pse, ai thotë: nuk është hera e parë që të ka vjedh, është hera e parë që e ke zënë.

Edhe me vjedhjen e thesarit në Kosovë. A ka garancë që kjo është hera e parë që ka vjedhë dikush me këtë metodë, e jo hera e parë që i kanë zënë?”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera