Lajme

Shpend Ahmeti paralajmëron tërheqjen e Arben Vitisë nga angazhimi publik

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 14 November 2021

Kryetari në largim i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në Prishtinë, ku fitues doli Përparim Rama i LDK’së, raporton Express.

Ai e ka uruar Ramën për fitore, derisa ka pasur edhe disa fjalë për kandidatin e VV’së, Arben Vitinë.

Madje, Ahmeti ka paralajmëruar edhe tërheqjen e Vitisë nga angazhimi publik.

-Advertisement-

“Përparimit i uroj suksese në mandatin e radhës dhe natyrisht se do të përgjigjem sa herë kanë nevojë për informata e sqarime. Po ashtu i uroj përmbushjen e premtimeve. Në natë të tillë është lehtë me e godit humbësin e zgjedhjeve. Une sonte e përgëzoj Arbenin për punën, fushaten e rezultatin. Duke e njohur, e di se do të jetë fundi i angazhimit tij publik. P.S. Gjatë javëve në vijim do të presim certifikimin final dhe pastaj do ta organizojmë edhe pranim dorëzimin e detyrës”, ka shkruar Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera