Lajme

Shpend Ahmeti: Nuk janë as 46 mijë as 55 mijë banesa pa leje në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 11 November 2021

Kryetari aktual i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti , ka kritikuar kandidatët për kryetar të kryqytetit duke thënë se nuk janë as 46 mijë as 55 mijë banesa pa leje në këtë komunë.

Sipas tij, janë rrënuar plot objekte dhe janë legalizuar mbi 1000 ndërtime.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Në vitin 2014 e kemi bërë një vlerësim dhe kanë qenë 46 mijë shkelje të ligjit (këtu përfshihen edhe mbylljet e ballkoneve).

Prej atëherë ka ndërru ligji edhe njëherë duke e shtyrë edhe datën e aplikimit. Në ndërkohë janë rrënuar plotë objekte edhe nga inspekcioni dhe tepër më shumë janë rrënuar vetë për shkak të ndërtimeve. Janë legalizuar mbi 1000 ndërtime, e prej të cilave plotë përfshijnë nga disa shkelje të ligjit.

Sot janë shumë më pak!

Njëri kandidat nuk ishte azhurnuar nga 2014 dhe nuk kishte sigurinë që ta mbronte numrin. Tjetri kandidat përdori komunën si burim pa qenë fare as mundësia teorike, dhe tha se janë 55 mijë banesa pa leje. në këtë nuk ka as logjikë. Tjetri pastaj tha nashta janë bërë në mandatin e dytë që do të thote se ai tha 1ë 11,000banesa pa leje janë ndërtuar. a e dini sa janë 11,000 banesa?

Debatet janë të domosdoshme por jo të bazuara në numra inekzistent.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera