Lajme

Shpend Ahmeti: Nuk e kuptoj shtetasin e Kosovës që e kundërshtojnë vendosjen e reciprocitetit

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 21 September 2021

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi ka thënë se nuk po i kupton shtetasit e Kosovës që po i kundërshtojnë masat ndaj Serbisë.

Ai ndër të tjera ka thënë se shpreson që kjo të jetë strategji dhe jo vetëm hap.

-Advertisement-

“Po ashtu shpresoj se Qeveria e ka menduar këtë si strategji e jo vetëm si hap të vetëm. Reagimi i radhës i shtetit Serb sipas të gjitha gjasave do jetë bllokimi i pjesshëm i kamionëve të Kosovës apo ndonjë goditje tjetër ekonomike.

Ajo që të tjerët mund dhe duhet të bëjmë është të thërrasim për qetësi e maturi të qytetarëve të tëgjitha përkatësive kombëtare”, ka shkruar Ahmeti. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera