Lajme

Shpend Ahmeti me pyetje për qeverinë Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 27 February 2020

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë disa fjalë për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për largimin e pjesshëm të taksës ndaj Serbisë e Bosnje e Hercegovines.

“Në krejt këto diskutime për taksen, nuk e kuptoj pse Bosnja është në krejt vendimet.  Kërkohen kushte nga Serbia, ndërsa taksa ndaj Bosnjës lidhet me veprimet e Serbisë”, ka shkruar Ahmeti.

Kurti mori vendim që me 15 mars të largohet taksa pjesërisht, ndërsa me datën 1 prill do të largohet taksa plotësisht në një periudhë 90 ditore./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera