Lajme

Shpend Ahmeti: Lirak Çelaj kërkoi koalicion me VV-në!

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 21 September 2017

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë që kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Lirak Çelaj ka kërkuar të hyj në koalicion në shkëmbim të dy drejtorive.

Tutje Ahmeti ka thënë që në këtë garë do të rrisin ambiciet duke synuar përmbushjen e 100 zotimeve në dhjetë fusha.

“Liraku më ka lut me hy në koalicion për veç dy drejtori. Por qëndrimi ynë është të mos futemi në koalicion me askënd” ka thënë Ahmeti, në një konferencë për media.

-Advertisement-

Aktualisht Vetëvendosje është në koalicion me AAK-në, në komunën e Prishtinës, ku AAK-ja udhëheq me dy drejtori të kësaj komune.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera