Fokus

Shpend Ahmeti lë nxënësit e Prishtinës pa qumësht

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 08 February 2019

Nxënësve të shkollave fillore të kryeqytetit në periudhën e dytë të vitit shkollorë qumësht nuk po i ipet.

Komuna e Prishtinës e ka anuluar tenderin e shpallur për furnizim me qumësht për shkollat fillore të kryeqytetit.

Arsye për këtë po del të jetë mungesa e buxhetit për ofertat e kompanive.

-Advertisement-

Në 43 shkolla kiflet po dërgohen por jo edhe qumështi, shkruan gazeta inFokus.

Se qumështi nuk po shpërndahet nëpër shkolla e ka konfirmuar edhe drejtori i shkollës fillore “Dardania” në Prishtinë Isak Bregaj.

“Qumësht nuk ka në shkollë, që nga dita e hënë. Komuna e Prishtinës nuk na ka dhënë asnjë arsyetim pse nuk po shpërndahet qumështi, fëmijët po marin vetëm kifle”, ka thënë Bregaj për inFokus.

Edhe drejtoresha e shkollës fillore “Xhemail Mustafa”, ka thënë së nuk ka asnjë informatë zyrtare se pse nuk po shpërndahet qumështit nëpër shkolla.

Ajo, për inFokus, tha se ka dëgjuar fjalë për rishpalljen e tenderit për qumësht por se veprim konkret nuk ka.

“Që nga fillimi i semestrit nxënësit nuk po marrin qumështin. Nuk kemi asnjë informatë zyrtare nga Komuna, vetëm kemi dëgjuar fjalë”se do të rishpallet tenderi për shpërndarjen e qumështit”,ka thënë Shpresa Shala për inFokus.

Gazeta inFokus, ka kontaktuar zyrtarët komunal të Prishtinës për të mësuar detaje rreth anulimit të tenderit dhe kohës se kur nxënësit e shkollave fillore do të marrin qumësht por ata nuk kanë dashur të deklarohen.

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurori ndaj Komunës, me pretendimin se ka bërë keqpërdorim të parasë publike në tenderin për qumështin. E për këto deklarime të VV-së, komuna paralajmëron se do të ngrejë padi

Ka tri vjet prej kur nxënësit e kryeqytetit furnizohen me shujta falas nga Komuna e Prishtinës. Mirëpo, që jo pak herë ka pasur ankesa për kiflet dhe qumështin që u shërbehet nxënësve.

Komuna është akuzuar se ka bërë keqpërdorime në dhënien e tenderit për furnizim me qumësht. Madje për këtë, Vetëvendosja ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurori ndaj komunës. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera