Fokus

Shpend Ahmeti a ki krah me kalu këtë urë në Kalabri?! (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 08 August 2018

Prishtina në spote promovuese duket si një qytet evropian.

Kryetari i saj, Shpend Ahmeti në dy fushata radhazi premtoi ndryshime të mëdha.

Në çdo paraqitje promovoi projekte, rrugë e parqe, të cilat ai thoshte se do e ndryshojnë kryeqytetin.

-Advertisement-

Por, krejt këto premtime të kryetarit që drejton Prishtinën bien në ujë, nëse shkohet përtej qendrës së qytetit.

Shumë prej lagjeve të kryeqytetit janë të zhytura në bërllok e në ujëra të zeza.

Shumë prej rrugicave janë të betonuara nga kompani të ndryshme, duke u bërë kështu të pakalueshme për banorët.

Lagja Kalabria e cila është jo më larg se dy kilometra nga qendra e  kryeqytetit, jep një pamje turpi.

Një urë e lënë në gjendje të mjerë në rrugën “Rexhep Krasniqi” përveç ndotjes së mjedisit, po paraqet edhe rrezik për sigurinë e banorëve.

Rreziku shtohet edhe më shumë kur reshjet atmosferike intensifikohen.

Banorët e kësaj lagje disa herë kanë kërkuar që të ndërmerren masa për evitimin e telasheve, por Komuna e Prishtinës akoma nuk ka ndërmarrë asgjë.

Gazeta inFokus ka provuar të marrë një prononcim nga zyrtarët komunal nëse kanë plane për rregullimin e kësaj ure, por kontakti me ta ka qenë i pamundur. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera