Lajme

Shpend Ahmeti: KFOR’i e arrestoi fotografin e Komunës, Bayraktari s’mund të përdoret pa lejen e tyre

Autori: Gazeta inFokus 23:34 | 17 July 2023

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës, ka thënë se edhe komuna ka marrë leje nga KFOR’i para se të lëshohej ndonjë dron/kamerë në komunë.

Madje ai tha se ishte arrestuar fotografi i tyre gjatë një koncerti në shesh.

Me këtë ai tregoi se Kosova nuk mund ta përdor dronin “bayraktar” pa leje paraprake të KFOR’it.

-Advertisement-

”Kur xhironim diçka me dron/kamerë në komunë duhej me marr leje prej KFOR dy ditë përpara.  Kjo për shkak se hapësirën ajrore mbi Kosovë e menaxhon NATO/KFOR.  Njëherë na e kanë arrestu edhe fotografin në një koncert në shesh. Bajraktari nuk mundet me u përdor pa leje nga KFOR”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka prezantuar drone “bayraktar” të blera prej Turqisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera