Lajme

Shpend Ahmeti kërkon që të infektuarve nga Prishtina t’u jepen nga 50 euro për ilaqe

Autori: Islam Morina 17:39 | 18 November 2020

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka propozuar që cdo qytetari të Prishtinës i infektuar me Covid-19 ti jepen nga 50 euro, për ilaqe, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë kërkesë i pari i Prishtinës e ka bërë nëpërmjet Facebook-ut.

“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 (pesëdhjetë) Euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dijmë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e Komunës tonë. Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit në Pr e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera