Lajme

Shpend Ahmeti: Kemi përgatitur vullnetarët për të furnizuar të moshuarit që mos të dalin

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 26 March 2020

Shpend Ahmeti, kryetari i komunës së Prishtinës, ka thënë që tashmë kanë krijuar një ekip të vullnetarëve.

Kjo në mënyrë që të shpërndahen ushqime e furnizime për ata që më së shumti kanë nevojë, shkruan gazeta inFokus.

E në këtë formë, ai thotë që do t’ua mudnësojnë të moshuarve që mos të dalin e të rrezikojnë në këtë kohë.

-Advertisement-

“Këtë javë kemi krijuar ekipin e vullnetarëve në Komunën e Prishtinës për shpërndarjen e pakove higjienike dhe ushqimore për ata që kanë më së shumti nevojë.  Po ashtu po mendojmë edhe për ekipe që do ti ndihmojnë të moshuarit që jetojnë vetë për shërbime që ata mos me pas nevojë me dal.

Duhet të racionalizojmë ndihmat duke targetuar së pari ata që kanë më së shumti nevojë.  Kjo kombinuar me intervenimin ekonomik do ta zbusë situaten sado pak”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera