Lajme

Shpend Ahmeti injoron ftesën për të debatuar për ndërtimet në Badovc

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 22 January 2020

Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Prishtinës ka injoruar ftesën që i është bërë nga Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, per të debatuar për projektin e ndërtimit në këtë pjesë.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i bërë nga ky grup të cilët tregojnë se janë detyruar të shtyjnë datën e debatit deri në konfirmimin e pjesëmarrjes nga Ahmeti, shkruan gazeta inFokus.

“Ministri Z.Matoshi e ka konfirmuar pjesëmarrjen, por në mungesë të konfirmimit nga Kryetari Z.Ahmeti dhe kushtëzimit të Ministrit Z.Matoshi që Kryetari i Komunes Z.Ahmeti te jetë prezent, debati shtyhet për më vonë”, thuhet në njoftimin e Grupit për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit”, thuhet në njoftimin e tyre.

-Advertisement-

Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit kanë bërë të ditur se do ti dërgojnë edhe një herë ftesat në javën e parë të shkurtit.

“Do ta dërgojmë edhe njëherë ftesën për debat, në javën e parë të shkurtit, sepse është obligim ligjor i të gjitha institucioneve të Kosovës të debatojnë me qytetarët e interesuar për vendimet qe i marrin. Mosgatishmëria për debat nga Komuna tregon që ata i frikësohen argumenteve që ne po i paraqesim për mos ndërtimin e vilave pranë liqenit”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera