Lajme

Shpend Ahmeti i përgjigjet Salih Zybës, thotë që nuk ja u ka frikën kërcënuesve e sidomos atyre që i njeh

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 09 October 2019

Salil Zyba, kandidat i Vetëvendosjes për deputet ditë më parë shkruajti një status në Facebook, në drejtim të ish-bashkëpartiakut të tij, Shpend Ahmetit.

Statusi i tij, u cilësua si kërcënim ndaj Ahmetit, pasi i thoshte se tash ai duhet ta zgjedh vendin ku do të jetojë sikur Xhabir Zharku, shkruan gazeta inFokus.

“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti. I sigurtë jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.

-Advertisement-

Ndërsa, Shpend Ahmeti, këtij statusi të Zybës i është përgjigjur duke thënë që kërcënuesve nuk iu është frikësuar në asnjë rrethanë e sidomos ata që i njeh.

“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë. Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh”./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera