Lajme

Shpend Ahmeti i gëzohet vendimit të fundit të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 28 March 2020

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti,  ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për ndryshimin e orarit të ndalimit të qarkullimit të njerëzve dhe veturave.

Ai megjithatë ka kujtuar qytetarët që  ndonëse është vendosur që nga ora 17:00 e deri në ora 06:00 të ndalohet lëvizja, kjo nuk nënkupton se para këtyre orëve duhet lëvizur.

Kjo pasi që po përballemi me një virus të tmerrshëm e i cili po merr shumë jetë.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë i Ahmetit në facebook:

Pas kërkesës që kemi bërë përmes Asociacionit të Komunave, qeveria ka vendosur që të revidohet orari i kufizimit të lëvizjeve. Tash e tutje ndalohet lëvizja e qytetarëve prej orës 17:00 deri në ora 06:00. Ky është vendim i duhur.

Kjo nuk do të thotë që para oreë 17:00 është lëvizje e lirë. Jemi duke luftuar me virusin i cili nuk ka orar. Prandaj mos dilni pa nevojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera