Lajme

Shpend Ahmeti i bënë zgjidhje atyre që nuk kanë bileta për ndeshjen Kosovë-Angli

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 17 November 2019

Jo të gjithë kanë mundësin të shohin ndeshjen historike ndërmjet Kosovës e Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”

E Shpend Ahmeti ka menduar edhe për këtë pjesë të shoqërisë që nuk e patën mundësin të blejnë bileta, shkruan Gazeta inFokus.

Komuna të cilën e udhëheq Ahmeti ka organizuar transmetim të drejtpërdrejt për gjithë ata të cilët dëshirojnë të shohin ndeshjen.

-Advertisement-

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës në një njoftim në web-faqen e tyre ne facebook

“Jo të gjithë do të mund të zënë sonte vend në stadiumin e futbollit “Fadil Vokrri” për të ndjekur ndeshjen Kosovë -Angli.Andaj edhe e kemi organizuar transmetimin e drejtëpërdrejtë të ndeshjes në sheshin “Zahir Pajaziti”.Ejani të festojmë së bashku”, thuhet në këtë njoftim.

Ndeshja Kosovë-Angli do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera