Lajme

Shpend Ahmeti godet sërish LVV-në, kësaj radhe me një rrëfim për Profetin Muhamed

Autori: Islam Morina 23:09 | 26 August 2021

Shpend Ahmeti, sërish e ka goditur rënd LVV-në, partinë që dikur përkiste edhe vet.

Ahmeti kësaj radhe ka goditur një pjesë të përkrahësve të LVV-së, që iu bashkuan kur ky subjekt e kishte të sigurt fitoren, por se këtë e ka bërë duke treguar për një storie të një hoxhe për Profetin Muhamed, shkruan gazeta Infokus.

Ai ka thënë se ata që LVV-së i erdhën në fund kur fitorja ishte e sigurt, do të jenë të parët që do ikin kur humbja bëhet e mundshme.

“Më pëlqen një storie që një hoxhë e tregonte për Profetin Muhamed.

Në një ligjeratë të tij, profeti kishte arritur ti konvertonte reth 400 njerëz në Islam për 45 minuta. Pas ligjeratës bashkëpunëtorët e tij ishin të lumtur me aftësitë e profetit. Vetëm ai ishte i mërzitur.

Kur e pyeten pse, ju tha “këta që i binda për 45, dikush tjetër i kthen prapa për 30”.

Ata që të kanë ardh në parti në fund kur ka qenë e sigurtë fitorja, ikin të parët kur bëhet e mundshme humbja!”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Të tjera