Lajme

Shpend Ahmeti flet për ndarjen në VV, ka edhe një kërkesë

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 10 January 2018

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti ka thënë se dorëheqjet në VV janë humbje.

Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë edhe një herë thirrje që të ulen bashkë e të diskutojnë, ai ka shtuar se në qoftë se ndodh ndarja të gjithë do të jenë më të dobët.

Shkrimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Dorëheqjet në VV janë humbje, pa marr parasysh nga cili këndvështrim e sheh. Të gjithë janë të vlefshëm dhe të domosdoshëm për VV që është apo ishte pranë fitores. Në qoftë se ndodh ndarja do të jenë të gjithë më të dobët, edhe ata që rrijnë edhe ata që shkojnë, edhe deputetët edhe kryetarët. Thirrje për të gjithë të ulen bashkë. Mendime ndryshe ka me pas gjithmonë e posaçërisht kur organizata rritet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera