Lajme

Shpend Ahmeti emëron këshilltar vëllanë e kryetarit të Kamenicës

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 15 August 2018

Gëzon Kastrati, vëllai i kryetarit të Kamenicës, Qendron Kastrati është emëruar këshilltarë i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Gëzon Kastrati ka qenë një ndër aktivistët më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje për shumë vite, por më largimin e disa autoriteteve nga kjo parti edhe ai i ishte bashkangjitur vëllait të tij Qëndronit, i cili në zgjedhjet e fundit lokale është emëruar kryetar i Kamenicës, shkruan lajmi.net.

Gëzoni është emëruar si këshilltar nga Shpend Ahmeti me datë 13 gusht.

Ndërkohë, në fund të janarit të këtij viti, Gëzon Kastrati kishte dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

-Advertisement-

Me anë të një paraqitje në llogarinë e tij në Facebook, Kastrati kishte akuzuar krahun e Albin Kurtit lidhur me përzgjedhjen e udhëheqësve të VV-së në Prishtinë.

Albin Kurtit lidhur me përzgjedhjen e udhëheqësve të VV-së në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera