Lajme

Shpend Ahmeti e Lumir Abdixhiku hapin kuletën për projektet milionëshe në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 22 May 2020

Rreth 1 milionë e 5 mijë euro do të shpenzohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për të bërë realizuar disa projekte në Lagjen Veteriniku.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për medie, shkruan Gazeta inFokus.

Këto para do të shpenzohen për Gjelbërimi dhe ndriçimi i urës në hyrje të qytetit të Prishtinës (lagjja “Veterniku”), Ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në lagjen “Veterniku”, Përfundimi i rrugës nacionale N2, segmenti rrugor Prishtinë, Veternik.

-Advertisement-

Këto para për këtë projekt janë ndarë pas momerandimut të nënshkruar ndërmjet Ministrit i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera