Lajme

Shpend Ahmeti e bojkoton Albin Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 20:05 | 14 January 2018

Ndodhen në Këshillin e Qendrës së Prishtinës, ku po e prezantojnë platformën e Albin Kurtit për Kryetar të Vetëvendosjes.

Mirëpo, këtu po mungon Shpend Ahmeti, Kryetar i Kryeqytetit.

Po fol vetëm sekretari organizativ, Ismajl Kurteshi, i cili po dërgon selam për të gjithë ata që po largohen nga kjo parti.

-Advertisement-

Po thotë se po shkojnë përshkak se nuk po janë të gatshëm të ballafaqohen me konkurrencën.E për të vetmin Kandidat për Kryetar të Vetëvendosjes, po thur lavde të mëdha.

Thotë se është i vetmi person që mund ta bëjë këtë parti të jetë më vitale, më atraktive dhe më e përgjegjshmeEdhe pse në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, që do të mbahen me 21 janar kandidat është vetëm Albin Kurti, ai po kërkon nga të gjithë anëtarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës, pa u ndikuar nga askush.

Bojkotin ndaj Kurtit, përveç Shpend Ahmetit, e kanë bërë edhe pjesa më e madhe e figurave më të larta të Vetëvendosjes.

E aty përveç kandidatit Albin Kurti morën pjesë edhe deputetët Albulena Haxhiu, Adem Mikullovci, Smail Kurteshi dhe Xhelal Zveçla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera