Fokus

Shpend Ahmeti dha leje ndërtimi për afër 1 milionë metra katror, kaq milion euro i mori ndërtuesve

Autori: Halil Berisha 10:03 | 09 December 2019

Komuna e Prishtinës, jo veç gjatë kohës që po qeveriset nga Shpend Ahmeti, por edhe shumë më parë është njohur si një qytet jo fort mirë i rregulluar në aspektin urban.

Kjo, pasi shumë ndërtesa e objekte gjatë kohës u ndërtuan pa leje, ose edhe pa ju bërë pranimi teknik, shkruan gazeta inFokus.

Veç objekteve objekteve pa leje komuna nuk kurseu edhe dhenjen e shumë lejeve që bëri që kryeqyteti të ketë shumë ndërtime.

-Advertisement-

Vetëm gjatë këtij viti, Komuna e Prishtinës, ka lëshuar plot 161 leje ndërtimi.

Nga kjo, ka inkasuar në buxhetin e saj, total 10 milionë e 617 mijë e 978 euro e 57 cent, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa sipërfaqja totale e lëshuar ndaj të cilës është dhënë leje ndërtimi është 982 mijë e 514 metra katror.

Nga këto, objekti më i madh të cili iu dha leja e ndërtimit është objekti shumëbanesor me afarizëm i projektuar nga Vizion Projekt e investuar nga Arseko, e cila ka në total 16 mijë e 990 metra katror dhe është në Matiçan./Gazeta inFokus./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera