Lajme

Shpend Ahmeti deklaratën e Isa Mustafës e quan “Marrëzi antiakademike”

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 04 February 2019

Kryearti i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Musfata, duke pohuar se “akademiku i nderuar paska mashtruar opinionin duke thënë se pas Kuvendit të shtunën, Gjykata ka vendosur sot kundër Abrashit”.

“Ne e dimë që Isa Mustafa plot një vit ju ka thënë simpatizantëve se Gjykata do të na ‘rrëzojë’, por me 23 janar asaj gënjeshtre i ka ardh fundi”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë i Ahmetit:

-Advertisement-

Isa Mustafa ka deklaruar sot se ka humbur besimin në Gjykatën Kushtetuese e cila Njëzëri ka vendosur kundër kërkesës së paarsyeshme të LDK për zgjedhjet në Prishtinë.

Poashtu akademiku i nderuar paska mashtruar opinionin duke thënë se pas Kuvendit të shtunën, Gjykata ka vendosur sot kundër Abrashit.

Ne e dijmë që Isa Mustafa plot një vit ju ka thënë simpatizantëve se Gjykata do të na “rrëzojë “, por me 23 janar asaj gënjeshtre i ka ardh fundi.

  1. Po e bashkangjes deklarimin e Isa Mustafes
  2. Po e bashkangjes edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku në vendim thuhet se Gjykata NJËZËRI ka marr vendim me 23 janar.
  3. Interesant qysh në “meselen” metaforike Isa Mustafa i referohet komunës si pronë, sigurisht e LDKsë.

4. Krejt në fund, sot Gjykata ka publikuar edhe vendimin e Istogut në favor të Haki Rugoves (LDK) e kundër Gani Dreshaj (AAK). Sigurisht për institucionalistin Mustafa ky vendim është i drejtë, por në rastin e Prishtinës është shitje e KREJT gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Marrëzi antiakademike!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera