Lajme

Shpend Ahmeti debat të ashpër me asamblistin e Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 06 August 2018

Kryetari Shpend Ahmeti dhe asamblisti Egzon Azemi janë përplasur ashpër në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Përplasjet filluan kur nisi diskutimi për mosfunksionimin për ndërmarrjet publike në kryeqytet.

Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të marrë përgjigje nga kryetari Shpend Ahmeti për mosfunksionimin e ndërmarrjes publike banesore, e cila ka mbetur pa kryeshef si pasojë e mosmarrëveshjeve në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së.

-Advertisement-

Gjatë debatit, Ahmeti akuzoi asamblistin e Vetëvendosjes, Egzon Azemin, duke thënë se po fle në ndërmarrje për të mos e lejuar të hyjë askënd në të, transmeton KP.

Azemi iu kundërpërgjigj Ahmetit duke thënë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Debati eskaloi mes të dyve, madje kryetari i tha Azemit: “mshele gojën”.

E situata e tensionuar vazhdoi tutje kur asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, i tha Ahmetit se ai po gënjen publikisht.

“Po më vjen turp si ke kaq guxim me gënjye publikisht ti, kam kërkuar me diskutua për çështje të ndryshme dhe shkelje ligjore me email të kam kërkuar jo filma sinqerisht po bën gënjeshtra, po thu herë Liburn Aliu e herë Xhelal Sveqla po flen në një ndërmarrje publike banesore, ju nuk keni guxim për asgjë”, tha ai.

Nga rendi i ditës është larguar pika për bartjen e buxhetit të pashpenzuar të të hyrave vetjake nga vitit 2017 në vitin 2018, për shkak të mungesës së rishikimit të buxhetit.

E me kërkesë të asamblistit të AKR-së, Sami Borovci, kjo pikë u vendos për një seancë tjetër bashkë me propozim-rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së veprimtarive afariste në komunën e Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera