Shpend Ahmeti: Besova se e kishim përnjëmend, tash jam në dilemë cili ishte gabimi
Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 10 June 2022
Ish – kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ngritur dilema për të gjitha kauzat që u kishte qëndruar pas sa ishte në Lëvizjen vetëvendosje.
Ai me anë të një statusi, ka lënë të kuptohet se të gjitha ato kauza të ngritura nga partia ku ai takonte dikur, kanë qenë vetëm për të ardhur në pushtet e jo për të rregulluar gjërat, raporton Gazeta Infokus.
Ahmeti në fund të statusit të tij ka thënë se ka dyshim në mos ka gabuar diku dhe se mbsa edhe po por që tash i mbetet dilemë se cili ka qenë gabimi i tij.
Postimi i plotë:
“Besova se e kishim përnjëmend!
Besoja se me të vërtetë nuk duhej takuar Vuqiqi pa kërkuar falje!
Besoja se duhet gjuajtur me vezë ata që takoheshin edhe pse nuk isha dakord me sulmin!
Besoja se privatizimi në formën e bërë duhej ndalur!
Besoja se të gjithë po vjedhnin se dhe duhet ndalur me çdo kusht!
Edhe pse shkoja në lojë të Kosovës besoja se edhe aktivistët kanë të drejtë të më kqyrin me dyshime sepse ata e donin vetëm një kombëtare – atë të vërtetën shqiptare. Shkoja me ndjenjë faji!
Edhe pse dëshiroja të gjithë të shkomim në paradë për barazi, pranoja të isha i vetëm i deleguar sepse besoja se duhet të fitojmë njëherë dhe pastaj nga qeveria do luftonim për barazi!
Besoja se duhej të ndërprenim mbledhjet e
Kuvendit me çdo kusht për të shpëtuar tokë!
Besoja se nuk do kishte xhipa e bodigarda më!
Besoja se në -15 duhet qëndruar në kufi dhe netë në burg vetëm për të ndaluar mallrat serbe!
Bëhesha edhe nacionalist duke besuar se ditë më të mira për Kosovën po vijnë!
Kam bërë kompromise me parimet e mia bazë sepse isha pjesë e një grupi të drejtë që e kishte përnime dhe kur shumica ishte për – mbase unë e kisha gabim për ca çështje!
Besoja se të gjithë jemi të barabartë!
Edhe pse isha dhe edhe sot jam i majtë dhe
doja dhe dua barazi,
barazi te grave me burrat,
barazi të grupeve të margjinalizuara me shumicën, barazi për LGBTQI
barazi për çdo njeri,
doja dhe dua mirëqenie për të gjithë,
që shteti ti mbron të varfërit,
që shteti të zhvillohet,
që fqinjët tanë të jenë mirë,
që korrupcioni të luftohet,
që hajnia të ndalet
prapë isha në dyshim mos kisha gabuar dikund.
Mbase edhe po!
Por tash jam në dilemë cili ka qenë gabimi!”, ka shkruar ish – kryetari shpend Ahmeti në rrjetin social facebook./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...