Lajme

Shpend Ahmeti: Ardhja e vaksinave lajm shumë i mirë

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 12 May 2021

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahemti ka komentuar ardhjen e kontigjentit të dytë të vaksinave kundër Covid 19.

Sipas tij vetëm vaksinimi më i madh i qytetarëve të Kosovës do të ulte një valë tjetër potenciale të virusit.

“Kontigjenti i radhës i vaksinave – lajm shumë i mirë! Dje në Prishtinë kanë qenë vetëm 4 raste të reja me COVID-19. Kjo valë po ngadalësohet, dhe numri sa më i madh i të vaksinuarve zbut çfarëdo vale tjetër potenciale”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera