Lajme

“Shpella” në rrugën e kryeqytetit/FOTO

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 16 May 2017

Këmbësorët dhe vozitësit e automjeteve mund ta pësojnë keq nëse nuk janë të vëmendshëm gjatë kalimit nëpër rrugën “Muharrem Fejza“  në Lagjen Mati 1 në Prishtinë.

Ka më shumë se një muaj që në këtë rrugë është hapur një gropë e madhe, por që autoritetet komunale nuk po e “vërejnë”, ndonëse ka drejtorë komunalë  që kalojnë përditë përskaj saj.

Gropa që thellohej për çdo ditë, së fundmi është shndërruar në një “shpellë të vogël”.

AktivPress ju sjellë pamjet nga kjo rrugë me gjithë shqetësimin dhe nervozimin e qytetarëve.

“Nuk di a ka njeri në këtë komunë që e sheh çka u ba këtu. Vjet u shtru rruga, sivjet njeri tutet me i ra ksajde”, thotë një vozitës.

“Para do dite i mbushën do gropa. Kishe po e m’shelin edhe këtë vend, por jo, qysh po e shihni ktu u ba rrezik, se as shenja nuk kanë vendos. Me ba me ra në ta, ka rrezik prej kallbllave të rrymës”, thotë një kalimtar tjetër.

Zëdhënësja e komunës së Prishtinës, Miranda Mullafzia ka thënë do të jap një shpjegim në lidhje me dëmtimin e rrugës, pasi të ketë marr informacionet e nevojshme për gjendjen në terren./AktivPress

Marsi sjellë Magjinë në ETC

Të tjera