Shpella e Gadimes rihapet nesër
Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 05 May 2018
Turistët që tash e sa ditë nuk patën mundësi të hynë brenda Shpellës së Gadimes, këtë mund ta bëjnë nga nesër.
Kështu së paku ka thënë për Infokusin, Ilir Morina, kryeshef i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës.
Morina ka thënë se tash e dy ditë Shpella e Gadimës është mbyllur për shkak të një problemi me energjinë elektrike.
‘Brenda shpellës ka pas një problem me energji elektrike ndërsa për mos rrezikim të vizitorëve kemi vendosur që të mbyllet shpella deri në përmirësimin e defektit’, ka thënë ai.
Rojet e kanë demantuar Morinën duke thënë se Shpella ka një javë që po qëndron e mbyllur.
Madje njëri nga rojet ka bërë të ditur se tash e një javë e kanë informuar ministrinë e mjedisit për telashet por askush nga ta nuk është parë të ketë shkuar për të intervenuar për riparimin e prishjeve elektrike.
Kryeshefi i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës ka thënë gjithashtu se kompania e kontraktuar do të filloj punimet sot ndërsa nga nesër Shpella do të rihapet për vizitorët.
‘Kompania e cila ka fituar tenderin për rregullimin e problemit energjetik fillon punën sot dhe nesër pritet që shpella të hapet për vizitorë’, ka thënë ai.
Të shtunën Infokusi ka raportuar për mbyllje të Shpellës së Gadimes ndërsa vetëm deri në orët e mesditës pa pasur mundësi të vizitojë shpellën, mbrapshtë janë kthyer dhjetëra qytetarë polakë dhe dy autobusë me nxënës nga Presheva.
E rojet e shpellës kanë bërë të ditur se situatë e ngjashme po paraqitet çdo ditë, mesatarisht nga dhjetë autobusë e dhjetëra vetura kthehen mbrapa të zhgënjyer duke mos pasur mundësi të vizitojnë Shpellën e Gadimes.
Në shkurt të 2015-ës në Shpellën e Gadimes ishte realizuar një investim në ndriçimin e brendshëm me vlerë prej 11 mijë eurosh të financuar nga ambasada franceze/INFOKUSI
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...