Lajme

Shpejtoni me liberalizimin se dera mund të mbyllet!

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 08 June 2017

Profesori amerikan dhe eksperti i politikave ballkanike, Daniel Serwer gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka deklaruar se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta bindur publikun evropian të vazhdojë me gjëra të tilla si liberalizimi i vizave. Ai thotë se nëse do të ishte kosovar do të dëshironte që politikanët të vazhdonin sa më shpejt që të jetë e mundur me këtë proces para se, siç thotë ai, dera të mbyllet me forcë

Dera e Kosovës drejt integrimit evropian mund të mbyllet me forcë nëse politikanët kosovarë nuk reagojnë shumë shpejt për t’i përmbushur obligimet e tyre, të cilat tashmë janë caktuar.

Serwer ka mbështetur konstatimin e tij mbi atë se po bëhet gjithnjë e më vështirë për të bindur publikun evropian të vazhdojë me gjëra të tilla si liberalizimi i vizave.

-Advertisement-

Më tutje, në intervistën e tij eksperti amerikan ka folur edhe për marrëdhëniet ndërfqinjësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë rrafsh ai ka thënë se pret që edhe nëse Ramush Haradinaj bëhet kryeministër dialogu të vazhdojë.

“Ju bëni paqe me armiqtë tuaj, jo me miqtë tuaj. Në sytë e Beogradit Ramushi është një kriminel. Në sytë e Prishtinës politikanët më të fuqishëm në Beograd janë kriminelë gjithashtu. Të gjithë do të duhej të tejkalojnë këtë”, ka thënë Serwer.

Kurse sa i përket efektit që Gjykata Speciale mund të ketë në skenën politike kosovare ai ka thënë se vendimet e saj do të duhen të respektohen, nga kushdo që është në pushtet në Kosovë. Megjithatë, ka shtuar se në shumë raste do të jetë e vështirë që Gjykata të gjejë llojin e provave të kërkuara për aktakuzat, thjesht për shkak të kohës së kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera