Shpëṛthimi në Ibër-Lepenc, Lista Serbe: Ky akt është absolutisht kundër interesave të popullit serb
Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 29 November 2024
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Lidhur me këtë ka reaguar Lista Serbe e cila e ka dënuar këtë akt.
Në njoftimin e tyre në Facebook, thuhet se ‘ky sulm ka rrezikuar ujësjellësin e qytetarëve tanë dhe ka shkaktuar trazira për serbët në veri të Kosovës’,
“Ne duam të konstatojmë qartë se ky akt është absolutisht kundër interesave të popullit serb dhe kërkojmë nga KFOR-i dhe Eulex-i hetim të menjëhershëm lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e tyre.
Theksojmë se edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Mitrovica’ ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes, si pasojë e dëmtimit të një pjesë të kanalit të Ibër Lepencit.
Ata kanë kërkuar nga qytetarët që të sigurojnë rezerva të ujit të pijes.
Të tjera
-
Kurti e shfrytëzon konferencën e jashtëzakonshme për shpërthimin në Zubin Potok për t’i sulmuar mediat
Në konferencën e jashtëzakonshme për media që mbajti kryeministri Albin Kurti...
-
Pamjet e fundit nga Zubin Potoku, kjo është gjendja atje
Sulmi i cili ndodhi mbrëmjen e së premtes në kanalin kryesor të Ibër- Lepenci...
-
Situata në veri: Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës
Kryeministri, Albin Kurti ka treguar se sot do mbahet një mbledhje nga Këshil...
-
Bedri Hamza shfaqet tejet i shqetësuar direkt nga Zubin Potoku “Kërkoj nga instuticionet e rendit të zbardhet sa më shpejtë rasti”
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, njëherësh kryetar i Mitrovi...
-
Kurti: Arsyeja pse po sulmohemi tash është pikërisht suksesi i Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, në konferencën e jashtëzakonshme për media pas sulm...
-
Shpëṛthimi në kanalin ujor të Zubin Potokut, Kurti thërrët mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për ...
-
Mos dezinformoni: Nuk ka rrezik për shpëṛthim në termocentralet, KEK-u ka rezerva të ujit
Ekspert të Korporates Energjetike të ...
-
Kurti: Ky është sulm kriminal nga banda profesionale, qëllimi ishte ta linin Kosovën pa ujë dhe energji elektrike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur pëpr...
-
KOSTT thotë se ndalja e rrymës në Prishtinë s’ka lidhje me incidentin në Veri – furnizimi me energji i sigurt në gjithë territorin
KOSTT ka informuar qytetarët se incidenti që ka ndodhur në kanalet e ujitjes ...
-
Fillon sanimi i kanalit në ‘Ibër Lepenc’ (PAMJE)
Gjatë mbrëmjes së sotme kanalet e “Ibër Lepencit” në veri të vendit janë sulm...
-
Reuters: Shpërthimi në veri mund të pengojë furnizimin me rrymë në tërë vendin
Një shpërthim në veri të vendit të premten mbrëma ka dëmtuar një kanal që fur...
-
“Pasoja të rënda”, reagon ambasadori britanik për shpërthimin në Zubin Potok
Ambasadori britanik në Kosovë Jonathan Hargreaves ka reaguar pas sulmit që ka...