Shpëṛthimi te Ibër Lepenc, pamje nga vendi i ngjarjes
Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 29 November 2024
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së premten në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit, shkruan Gazeta Infokus.
Deri në këto momente, nuk ka shumë informacione nga Policia e Kosovës, por zëvendës drejtori I rajonit të veriut, Veton Elshani, ka thënë se ekipet policore janë duke punuar sa më shpejtë që të ndriqohet rasti.
“Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin.” – ka thënë ai.
Në disa pamje të publikuara në media shihet se si një numër i madh të Policisë së Kosovës është në vendin e ngjarjes.
Më poshtë mund të gjeni pamje të gypit të dëmntuar nga ky shpërthim.
Ndërkaq si pasojë e këtij shpërthimi sipas kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Mitrovica’ ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijes.
Ata kanë kërkuar nga qytetarët që të sigurojnë rezerva të ujit të pijes.
Nga ana tjetër, eksperti i energjisë, Lorik Haxhiu ka treguar se shpërthimi në Ibër Lepenc mund të ndalë TCB-në dhe Termokosin.
Kujtojmë që Policia e Kosovës me një njoftim të bërë sot, kanë teguar se kanë rritur masat e sigurisë në gjithë vendin, pas sulmeve të fundit që janë duke ndodhur në very të vendit./Gazeta Infokus/
Në videon më poshtë, mund të shihni pamje vendi i ngjarjes:
Të tjera
-
Shtëpia afër rrëzimit si pasojë e ndërtimeve në rrugën A, Komuna e Prishtinës del me sqarim
Komuna e Prishtinës ka dalë me një sqarim publik pasi si pasojë e ndërtimeve ...
-
IPK me 8 rekomandime për përdorim të kamerave trupore nga Policia
Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë tetë rekomandime ndaj Policisë së Kos...
-
Ministria e Arsimit ndan bursa për studentët bachelor që studiojnë jashtë vendit
Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka hapur konkursin për ndarjen e bursav...
-
KQZ tregon datën e tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike në fletëvotim
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka njoftuar se gjatë periudhës shtator e der...
-
Lutfi Haziri: Vota e 9 shkurtit për LDK-në është votë për ruajtjen e Republikës
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për rënd...
-
Shtëpia afër rrëzimit si pasojë e ndërtimeve në rrugën A, Komuna e Prishtinë del me një sqarim
Komuna e Prishtinës ka dalë me një sqarim publik pasi si pasojë e ndërtimeve ...
-
Shkatërrohet grupi i trafikạntëve të ạrmëve Kosovë-Shqipëri, ạrrestohen 15 persona – sekuestrohen 50 ạrmë
Një grup i trafikantëve të armëve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është shkat...
-
I mituri në Prishtinë kapet me thịkë – në banesë kishte edhe ạrmë e kạrịkator me 12 fịshekë
Një i mitur në Prishtinë pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit nga policia i ...
-
VV’ja e ngrit për 10 vende më lart Mimoza Kusarin në listën e kandidatëve për deputetë
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ësh...
-
Pushteti në shërbim të dostave| Hulumtimi që zbulon kompaninë e cila mori 23 tenderë në vlerë mbi 6 milionë euro vetëm në komunën e Shpejtim Bulliqit
Për tre vite në pushtet, i pari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi duke...
-
Pacolli shfaqet nga avioni i tij privat: Shfrytëzova momentin për reflektim dhe lexime
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është shfaqur së fundmi nga avioni i tij ...
-
Kurti nuk e komenton ftesën që iu bë nga Prokuroria Speciale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të flasë në lidhje me ftesën ...