Lajme

Shpëṛthimi në “Ibër Lepenc”/ Kurti thërret konferencë të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 29 November 2024

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e së premten në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit, shkruan Gazeta Infokus.

Deri në këto momente, nuk ka shumë informacione nga Policia e Kosovës, por zëvendës drejtori I rajonit të veriut, Veton Elshani, ka thënë se ekipet policore janë duke punuar sa më shpejtë që të ndriqohet rasti.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti do të mbajë konferencë për media me fillim nga ora 23:30.

-Advertisement-

Si pasojë e këtij shpërthimi sipas kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Mitrovica’ ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijes.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët që të sigurojnë rezerva të ujit të pijes.

Nga ana tjetër, eksperti i energjisë, Lorik Haxhiu ka treguar se shpërthimi në Ibër Lepenc mund të ndalë TCB-në dhe Termokosin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera