Lajme

“Shpallim Kosovën shtet…” vendosen billborde me foto të Hashim Thaçit për 16-vjetorin e pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 15 February 2024

Në prag të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, rrugët në hyrje të Prishtinës sot janë mbushur me billborde të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili si kryeministër e kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, me të cilën Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik.

Billborde me Thaçin janë parë në Veternik, në rrugën e aeroportit “Adem Jashari”, në fshatin Sllatinë dhe Harilaq.

Ndryshe, Thaçi bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera