Lajme

Shpallet në kërkim shtetasi shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 10 January 2020

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Ata kërkojnë ndihmën e qytetarëve për personin Bujar (Qerim) Demaj i lindur me 24 mars 1973 në fshatin Papaj Tropojë të Shqipërisë.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “vrasje e rëndë”. I pandehuri ka fletëarrest ndërkombëtar ta shpallur nga data 30.04.2014.

-Advertisement-

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera