Lajme

Shpallet i pafajshëm zyrtari i Komunës së Prishtinës, i akuzuar për manipulim me leje ndërtimore

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 09 August 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues për arkitektin e Komunës së Prishtinës, Gëzim Ferizi, i cili po akuzohej për keqpërdorim me leje ndërtimore.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësja Fatime Dermaku, e cila tha se shpenzimet e procedurës bien në barrë të kësaj gjykate, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Sipas gjykatëses Dërmaku, nuk u provua se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

-Advertisement-

Komuna e Prishtinës nuk udhëzohet në kontest civil pasi që e njëjta ka deklaruar se nuk e ndjen vetën të dëmtuar dhe ka hequr dorë nga ndjekja penale dhe kërkesa pasuroro-juridike.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh pas marrjes së vendimit me shkrim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të ngritur më 25 janar 2018, Gëzim Ferizi, në cilësinë e inxhinierit të arkitekturës në Drejtorinë e Urbanizmit në Prishtinë, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, me ç’rast Komunës së Prishtinës i kishte shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.

Sipas aktit akuzues, i akuzuari Ferizi kishte nxjerrë dy aktvendime të lejeve ndërtimore, por që pjesa tekstuale nuk përkonte me pjesën grafike.

Ai akuzohej se më 22 mars 2013, kishte përpiluar aktvendimin e parë të lejeve ndërtimore për ndërtimin e objekteve afariste në objektin “A” dhe “C” në lagjen “Mati 1”, në Komunën e Prishtinës, ku investitor në këtë objekt është Latif Brajshori.

Kurse, sipas aktakuzës, më 10 qershor 2013, kishte nxjerrë aktvendimin e dytë për lejen e ndërtimit për objektin “B”, po në këtë lagje, ku investitor është “NNH Morina Ib”.

Në aktakuzë thuhet se pjesa tekstuale e lejes ndërtimore nuk përputhet me pjesën grafike, e që në pjesën grafike, sipas aktakuzës, kishte përfshirë edhe ngastrën kadastrale 741/14, e cila rrugë evidentohet në emër të Komunës së Prishtinës.

Në bazë të aktakuzës, kjo rrugë kishte qenë rrugë publike e pakategorizuar, ndërsa me anë të këtyre lejeve, u ishte mundësuar investitorëve ndërtimi i objekteve afariste.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera