Lajme

Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Honduras

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 02 December 2017

Qeveria e Hondurasit dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme për t’i dhënë fund manifestimeve të opozitës që po shtohen në të gjithë vendin kundër një vjedhje të mundshme elektorale gjatë presidencialeve të së dielës.

Dekreti i miratuar nga presidenti në ikje, Juan Orlando Hernandez, “kufizon për një periudhë prej 10 ditësh qarkullimin e lirë të personave nga ora 18:00 dhe 6:00”, theksoi zëdhënësi i qeverisë, Jorge Ramon Hernandez Alcerro.

Pesë ditë pas zgjedhjeve presidenciale, Hondurasi ende nuk ka një fitimtar, ndërsa autoriteti elektoral ka shpallur rinumërimin e disa procesverbaleve të dyshimtë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera