Lajme

Shpallet fituesi i aeroportit të Vlorës/ Do ta ndërtojë kompania shqiptaro-turke, pjesë edhe Behgjet Pacolli

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 05 March 2021

Konsorciumi “Mabco Construction” ka fituar garën për ndërtimin e Aeorporit të Vlorës me një vlerë investimi prej 104 milionë euro.

Bëhet fjalë për bashkimin e dy kompanive të regjistruara në Zvicër, ku njëra prej tyre është në pronësi të politikanit Behgjet Pacolli dhe kompania tjetër turke YDA që po ndërton spitalin e Fierit.

Sipas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, kontrata do të lidhet brenda 30 ditëve për t’i hapur dritën jeshile nisjes së punimeve.

-Advertisement-

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës: “Alte Corporation në Londër, nuk ka përmbushur asnjë nga kriteret teknike sepse nuk ka pasur eksperiencën e duhur. Ndërsa konsorciumi i dytë që është edhe kompania fituese është Mabco Construction i regjistruar në Zvicër. Vlera e investimit që ka ofruar ky konsorcium është 103.9 milionë euro dhe ka një eksperiencë të madhe me 6 aeroporte të ndërtuara në gjithë botën.”

Për kryeministrin Edi Rama ndërtimi i kësaj vepre do të sjellë një impakt të madh në ekonomi dhe në punësim dhe mbi të gjitha do të ulë ndjeshëm çmimet e biletave për udhëtarët.

“Shumëzoni 104 mln euro x 23 dhe ai do jetë impakti i shtrirë në dekadë që ky aeroport do sjellë në ekonominë e Vlorës dhe Shqipërisë. Mijëra mundësi për punësimi. Do ta ndjejmë praninë e kompanive shqiptare te biletat , tarifat dhe çmime që janë në Europë. Është një kompani shqiptare dhe ne kemi mundësinë ta vëmë përpara përgjegjësisë së madhe dhe të jemi të çliruar nga çdo pengesë e natyrës së këtyre marrëdhënieve me kompanitë e huaja.”

Por, zhvillimi i aviacionit në vend nuk ndalet te Aeroporti i Vlorës. Në ditët e ardhshme qeveria do të hapë garën ndërkombëtare edhe për aeroportin turistik të Sarandës, teksa ka nisur studimin e fizibilitetit edhe për atë të Korçës.

Pjesë nga deklarata

Balluku: E kemi shpallur garën në 2019. dhe më pas procesi u ngri nga pandemia. Fatkeqësisht siç erdhën gjërat ngrirja zgjati me muaj, dhe proceduar u rihap vetëm në 24 nëntor 2020. Për shkak të ankimimeve nga operatorët, goditja e marrë gjatë 12 muajve, ka bërë që shumë entitete të kapnin kriteret që kishim vendosur.

Kemi marrë një kohë të gjatë për të analizuar dokumentet në dispozicion, që t’i japim Vlorës një investitor të vërtetë, që fituesi të jetë kapacitet për ta ndërtuara të, kriteret janë që të përmbushet kategoria 4e më e larta e aeroportëve, me një pistë 3.2 km, sipërfaqet e terminalet etj. Kemi dizejnuar që ky të jetë shtëpia e Air Albania.

Fakti që me negocimin e kontratës sa i përket aeroportit të Tiranës dhe nisja e operimeve në Kukës, tashmë më nisjen e kësaj kontrate për ta lidhur jo më vonë se 30 ditë.

Më pas vijojmë më aeroportin e Sarandës , kemi nisur dhe një studim fizibiliteti në Korçë se edhe atje potenciali është i madh.

Ky është një moment historik, tashmë duhet të themi fituesin, kemi pasur dy garues në 1 shkurt, dhe njëra është Alde corp, kompani e regjistruar në Londër, por nuk ka përmbushur asnjë nga kriteret, se nuk pasur eksperience as kushte finaciare.

Konsorciomi Mabco Construction, me përbërjen e mabetex group, i regjistrua në Zvicër, operatoiri YDA grup, vlera 103 milionë euro, eksperienca e tyre është e madhe , e këtij konsorciumi, edhe fuqia financiare .

Rama: Kjo ka qene një nga sfidat më të bukura dhe me të rëndësishme , që ta bëja Vlorën më një aeroport ndërkombëtar dhe u kthye në sfidën më të tmerrshme nga pikëpamja e pengesave që u krijuan, për arsye krejt pa lidhje me dëshirën tonë.

Është historia e një aventurë të nisur vite më parë por për fat të keq në këto raste s’është e lehtë që të shpjegosh të tjerëve sepse një sfidë e tillë bëhet gati e pamundur nga rrethana objektive jashtë ndikimit të qeverisë, e kemi nisur me një përpjekje për të ndërtuar një marrë me konsorciumin e madhe, më të mëdhenj të botës, që ndërtoi dhe atë të Stambollit, patëm një proces që zgjati me muaj, te studimi financiar, një mal.

Si përfundim nuk arritëm në konkludim se kërkesat e bëra nga konsorciumi tejkalonin mundësinë që sipas nesh nuk e mishëronte siç duhej interesin publik.Filluam procesin nga e para, me një vizion që i jep Vlorës një hapësirë të re.

Procesi vazhdoi, u bënë përpjekjet për të vazhduar më tej dhe interesi ishte jo i vogël , ra flama e pandemisë dhe gjithçka u bllokua, kompanitë kërkuan kohë, ishte një nga sektorët më të dëmtuar.

Baza e këtij konsorciumi është një kompani që ka flamurin shqiptar, që e ka Behgjet Pacolli, më vjen shumë mirë që ai po e merr këtë, se gjthmonë më ka thënë si s’mu dha mundësia të lë gjurmën time në Shqipëri të bëj diçka në Shqipëri.

Konsorciumi ka eksperiencë në fushën e aviacionit dhe kjo është meritë e bacës Behgjet që ka bërë bashkë grupin., larg qoftë nëse diçka tjetër që nuk duket na vjen para në çdo formë, por sot themi se asgjë nuk na pengon të firmosim kontratën.

Para disa ditësh takova një mik nga Gjermani, më kujtoi një dicka që në fakt , një rrugë , një aeroport një urë, hekurudhë në Gjermani merr 10 vjet, dhe kuptohet kur flasim për vitet që merr një punë janë vitet që merr ekskavatori deri kur të bëhet totalisht.Projektet që kemi kantier e që do kemi nuk janë projektet që bëhen kur njerëzit të shohin ekskavatorin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera