Lajme

Shpallet fajtor i akuzuari për keqpërdorim seksual të një të miture

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 07 December 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media, ka njoftuar se Departamenti për të Mitur ka shpallur fajtor S.O dhe ka dënuar me 15 vite burg për veprën “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.

I akuzuari është shpallur fajtor sipas nenit 235 paragrafi 4, nënparagrafi 4.2 dhe paragrafi 4.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës së Kosovës.

“Të akuzuarit S.O i caktohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e këtij aktgjykimi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Themelore.

-Advertisement-

Pala e dëmtuar është udhëzuar ne kontest juridiko civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera