Shpallet 60 ditë gjendje emergjente për furnizim me energji
Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 29 December 2021
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar masat e Qeverisë për emergjencën e furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.
Me 57 vota pro, asnjë kundër dhe 17 abstenime, kanë kaluar në Kuvend masat e Qeverisë.
Sipas vendimit të qeverisë, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë:
Vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët, dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.
Në arsyetim e Qeverisë së Kosovës thuhet se “Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës aktualisht është duke u përballur me vështirësi të theksuara si reflektim i rritjes së theksuar të konsumit të energjisë elektrike në vend, pamjaftueshmërisë së gjenerimit të brendshëm për të mbuluar konsumin, dhe krizës globale energjetike q1ë ka rezultuar me rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare”.
Qeveria me tej arsyeton masat me faktin se problemet me furnizim me energji elektrike janë paraqitur sidomos gjatë muajit dhjetor të këtij viti për shkak të avarive të shkaktuara në gjeneratorët e termocentralit “Kosova A” dhe “Kosova B”. Arsye tjetër sipas qeverisë është edhe rritja e theksuar e konsumit të energjisë elektrike.
“Duke pasur parasysh se rreth 85 % e konsumatorëve në Kosovë janë konsumatorë shtëpiak, kërkesa për energji elektrike është rritur dukshëm si rrjedhojë e uljes së temperaturave”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Përmes këtij vendimi, qeveria ka formuar një Komitet Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë që ka për qëllim identifikimin dhe paraqitjen e rekomandimeve për Ministren e Ekonomisë së Kosovës.
Kosova është duke u përballur prej ditësh me krizë energjetike.
Për shkak të kësaj krize energjetike qytetarët, nga e mërkura e 22 dhjetorit, përballen me reduktime të energjisë elektrike.
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...