Shpallen fajtorë katër të akuzuar për terrorizëm
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 18 Dhjetor 2023
Gjykata Themelore e Prishtinës i ka shpalli fajtor Ardijan Gjurajn, Ergim Sylën, Nehrudin Skenderin dhe Mentor Bellaqën, të cilët akuzoheshin për terrorizëm.
Shpallja u bë të hënën, nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
E njëjta tha se gjykata gjeti fajtor Gjurajn, Sylën dhe Bellaqën për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.
Po ashtu, të akuzuarin Syla dhe Gjuraj i gjeti fajtor se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kurse, të akuzuarin Skenderi e gjeti fajtor për veprën penale “Lehtësimi dhe Financimi në kryerjen e terrorizmit”.
Ndërkaq, të akuzuarin Bellaqa e gjeti fajtor për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Të akuzuarin Gjuraj, për shkak se nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Mos lajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, e ka liroi nga kjo akuzë.
Gjithashtu edhe i akuzuari Skenderi u lirua nga akuza për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, që sipas gjykatëses Musliu-Selimaj gjykata konsideron se veprimet e tij janë përmbushur në veprën penale “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit”.
Pasi që të njëjtit u shpallën fajtorë, gjykata bëri të ditur se për caktimin e dënimit ka caktuar seancë të veçantë, e cila do të mbahet më 25 janar 2024.
“Ku fillimisht nga palët kërkon që në atë seancë do t’i paraqesin të gjitha rrethanat lehtësuese apo renduese të cilat do të ndikojnë në individualizimin e dënimeve si dhe do të kërkoj raport nga shërbimi sprovues, një raport para ndëshkimor dhe pas analizimit të të gjithave gjykata do të vendos edhe më caktimin e dënimit”, tha gjykatësja Musliu-Selimaj.
Ajo tha se të njëjtëve ju vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e vendimit.
Ndryshe, në këtë rast akuzohej edhe Shkodran Krasniqi, mirëpo i njëjti pas pranimit të fajësisë ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materive plasëse”.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 23 dhjetor 2022, ka përpiluar aktakuzën kundër Ardijan Gjuraj, Ergim Syla, Nehrudin Skenderi, Mentor Bellaqa dhe Shkodran Krasniqi, të cilët akuzohen se kanë përgatitur akte terroriste në Kosovë. Detajet nga aktakuza e plotë e këtij rasti, mund t’i gjeni duke klikuar KËTU./BetimipërDrejtësi

T� tjera
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...



































