‘Shou’ i Agim Bahtirit për hapjen e urës së Ibrit, komuna nuk është në dijeni për asgjë
Autori: Gazeta inFokus 18:04 | 23 October 2018
Hapja e urës mbi lumin Ibër po e gëzon tej mase kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtirin. Madje, ai po thotë se kjo do të bëhet me një koncert madhështor ku do të përformojnë edhe yjet botërore të muzikës.
Është bërë një kohë e gjatë që prej se kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kishte thënë se hapja e urës mbi lumin Ibër “do të bëhet së shpejti”, shkruan lajmi.net.
Tash, kur deklaratat e tij u duk se morën formë, prapë rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër nuk pritet të ndodhë aq shpejtë sa ai kishte deklaruar.
Zëdhënësja e Komunës së Mitrovicës Jugore, Blerina Kastrati Idrizi, tha sot për lajmi.net se ende nuk ka ndonjë datë se kur do të bëhet hapja e shumëpritur.
“Ende nuk kemi ndonjë datë të saktë. Ky proces është në koordinim dhe konsultim edhe me Mitrovicën e Veriut”, ka thënë ajo për lajmi.net.
Se çështja e urës mbi Ibër mund të ketë komplikime, po e thonë edhe ekspertët e sigurisë.
Avni Islami, njohës i këtyre çështjeve, deklaratat e Bahtirit i quan politike.
Ai për lajmi.net tha se ekziston një skepticizëm sa i përket hapjes së urës së Ibrit, ngase sipas tij një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm me pajtimin politik mes dy vendeve.
“Deklaratat e Agim Bahtirit dhe deklaratat e zyrtarëve tjerë lidhur me urën e Ibrit, thjeshtë janë deklarata politike. Por që vërtetë politika u prin proceseve të ndryshme. Në aspektin e sigurisë, sa i përket hapjes së urës së Ibrit, unë jam skeptik se mund të bëhet sepse e gjithë kjo është çështje politike. Unë më tutje nuk pres që të hapet ura e Ibrit në kuptimin e plotë, sepse kjo do të hapet pikërisht atëherë kur të bëhet pajtimi politik dhe kur politika e Beogradit dhe Kosovës do të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe një normalizim afatgjatë”, thotë ai.
Tutje, Islami thotë se problematikë e theksuar për rivitalizimin e Urës së Ibrit janë edhe strukturat paralele dhe mafioze që funksionojnë në veri të vendit.
Sipas tij, ura mbi Ibër do të mbetet ashtu siç është tani.
“Përderisa nuk ka një normalizim të tillë, unë nuk pres që ura e Ibrit të hapet dhe kësisoj edhe ura të ndikojë në normalizimin e marrëdhënieve, pra është e kundërta. Ura e Ibrit do të jetë problem sepse edhe më tutje në veriun e Kosovës funksionojnë strukturat e padukshme të Serbisë qoftë të policisë qoftë të intelegjencës. Nuk do të pajtohesha me mendimin e Bahtirit, ngase nga aspekti i sigurisë, ura do të mbetet ashtu siç është”, përfundoi Islami.
Lidhur me të njëjtën çështje, Agim Bahtiri po pretendon se u kërcënua nga disa persona të nacionalitetit serb.
Ai po thotë se dikush është kundër bashkimit të Mitrovicës, mirëpo se këtë do ua lë organeve të hetuesisë.
Të tjera
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...